Rusia heq dorë nga 4 mld $ në Libi
03/03/2011 15:35
Rusia ka hequr dorë nga një marrëveshje fitimprurëse prej 4 miliardë dollarësh, nënshkruar më parë me qeverinë libiane, raportoi sot BBC.
Kremlini ka dënuar rëndë ngjarjet që po ndodhin në Libi, ndërsa iu bind sansksioneve të vendosura nga OKB ndaj vendit afrikan, duke anulluar një kontratë, të lidhur midis qeverisë së Tripolit dhe një kompanie ruse të teknologjisë së lartë ushtarake.
Qëndrimi i Rusisë ka qenë një surprizë e këndshme për komunitetin ndërkombëtar, pasi Moska i është bashkuar njëzëri diplomacisë perëndimore, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm të marrëdhënieve ruso-europiane dhe amerikane.
Top Channel