Rreshje dëbore në verilindje

03/03/2011 11:15

Ulja e temperaturave dhe moti i lagësht ka rikthyer në zonën verilindore rreshjet e dëborës.

Gjatë 24 orëve të fundit e gjithë zona e bllokuar disa herë nga rreshjet e borës ka nisur të ketë sërish probleme, megjithatë jo shumë shqetësuese për lëvizjen e mjeteve në akset nacionale.

Probleme raportohen nga fshatrat malore të qarkut të Dibrës, por edhe në disa zona në Kukës.

Burime nga policia e qarkullimit rrugor bëjnë me dije se rrugët nacionale, Peshkopi-Burrel dhe  Peshkopi-Kukës, janë aktualisht të kalueshme nga automjetet.

Ndërsa rruga Ura e Çerenecit-Klenjë-Steblevë, kalohet me vështirësi sidomos në vendin e quajtur “Draganicë” dhe “Fusha e Klenjës”.

Top Channel