Rezolutë për të dënuar vrasjet

03/03/2011 15:30

Deputeti socialist Ilir Gjoni ka kërkuar në seancën e sotme parlamentare miratimin e një rezolute për të dënuar vrasjen e dy ushtarakëve amerikanë dje në Frankfurt.

Gjatë fjalës së tij, Gjoni ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të mazhorancës për këtë nismë.

“Kërkoj mirëkuptim, t’ju bëj një apel juve si kryetare e Kuvendit dhe deputetëve demokratë, që Kuvendi të mbështesë dhe të shprehë solidaritetin tonë për ushtarët amerikanë të vrarë dje në Frankfurt. Është mirë që ky mesazh të dalë nga ky institucion, pasi asnjë institucion tjetër nuk ka shprehur sot qëndrimin e tij lidhur me këtë ngjarje”, ka deklaruar Gjoni.

Top Channel