Retorika e ashpër politike

03/03/2011 22:45

Analistë e politikanët e ftuar në Top Story në Top Channel, analizuan gjuhën e ashpër që përdor politika shqiptare, sidomos në seancat e Kuvendit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku tha se retorika e ashpër e politikës shqiptare është më shumë pasojë e realitetit të gjerë që ekziston në shoqërinë shqiptare.

“Në një farë mënyre politika është pasojë e realitetit të gjërë që ekziston në Shqipëri, ndoshta ndonjëherë edhe e prodhon këtë. Nuk e besoj se elektorati është paqësor, elektorati e do pak këtë konflik”, tha zoti Marku.

Për analistin Skënder Minxhozi, politika shqiptare nuk po reagon më as ndaj kritikave të ndërkombëtarëve për gjuhën e ashpër. Zoti Minxhozi vlerësoi se gjithcka lind nga abuzimi me nenin 73 të Kushtetutës.

“Nuk ka asnjë dokument të rëndësishm të prodhuar nga ndërkombëtarët në këto muajt e fundit që nuk e përmend gjuhën e ashpër që përdor politika shqiptare. Ka një kod etik jashtë standartit. Do të korigjohej situata anormale kur të ndalet abuzimi me nenin 73 ku cdo palë kap gjysmën që i leverdis, ose pjesën e parë që thotë se deputeti nuk është i përgjegjshëm për ato që thotë dhe voton, ose pjesën e dytë, hiq shpifjen”, deklaroi Minxhozi.

Minxhozi tha se e gjithë situata duhet të gjejë zgjidhje vetëm në dyert e drejtësisë. Por deputetja socialiste, Valentina Leskaj, tha në fjalën e saj se ka patur disa cështje të cilat janë cuar në prokurori, e që flenë atje për vite të tëra. Deputetja përmendi solli edhe një rast, ku sipas saj akuzohej kryeministri Berisha për shpifje.

“Janë disa cështje që janë cuar në prokurori. Ka padi që rrinë atje me vite të tëra, një kolegia jonë i ka bërë padi Berishës për një shpifje, dhe përgjigja që ka ardhur nga gjykata është se “ja ka ngarkuar me detyrë partia”, tha zonja Leskaj.

Top Channel