“Falë Zotit, më në fund iku!”, Trump feston fundin e “The Late Show” të Stephen Colbert
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, e cilësoi ektremizmin si një rrezik të madh për vendin, ndërsa pakicat e krishterë vajtojnë ministrin e vetëm të krishterë të kabinetit, të vrarë nga talebanët.
Dy figura të rëndësishme liberale janë vrarë në pak muaj, pasi disa javë përpara atentatit ndaj Ministrit të Minoriteteve, Shahbaz Bhatti-t, edhe Guvernatori i provincës së Punjabit, Salman Taseer, mbeti i vrarë nga arma e truprojes së tij ekstremist.
Të dy viktimat kundërshtuan ligjin e blasfemisë, i cili jep dënime me vdekje për të gjithë ata që ofendojnë figurën e Profetit Muhamed. Sipas ekspertëve, ligji do të shërbejë për të shtypur fuqimisht të gjitha minoritetet.
Presidenti Zardari, një njeri që drejton një kabinet me shumë pak autoritet në popullsi, deklaroi: “Duhet të luftojmë kundër ekstremizmit dhe t’a mposhtim atë. Nuk do të frikësohemi nga këto atentate dhe nuk kemi ndërmend të tërhiqemi.
Këto akte vetëm sa do të shtojnë përpjekjet e Pakistanit në luftën e tij kundër ekstremkizmit dhe terrorizmit. Kjo mendësi negative dhe e vjetëruar, i ka kushtuar deri tani jetën shumë njerëzve të ndritur në vendin tonë dhe kjo është e patolerueshme”.
Top Channel