Liga Arabe shqyrton planin Chavez për Libinë

03/03/2011 20:00

Presidenti i Ligës Arabe, Amr Moussa, deklaroi gjatë mbrëmjes se plani i presidentit venezuelian, Hugo Chavez, për zgjidhjen e situatës në Libi, është duke u marrë në shqyrtim.

Moussa shtoi se nuk i takon Ligës të tregojë rreth detajeve të propozimit, por vetëm palës venezueliane. Ndërkohë, e përditshmja libiane “Quryna”, raportoi se plani i aleatit të Gaddafi-t, është pritur mirë prej kolonelit diktator.

”Është e vërtetë se ne kemi marrë një propozim venezuelian për zgjidhjen e çështjes, propozim të cilin do ta shqyrtojmë në vazhdim”, deklaroi Moussa për “Reuters”, pas një takimi me presidentin turk, Abdullall Gul, në Kajro.

Top Channel