Kuvend, socialistët para foltores

03/03/2011 15:25

Situata në Parlament është tensionuar, me deputetët socialistë që janë mbledhur para foltores dhe me kryetaren Jozefina Topalli, që vazhdon të drejtojë votimin e projektligjeve.

Deputetët e mazhorancës sapo kanë miratuar në tërësi, me 72 vota pro, projektligjin për plehrat dhe përdorimin e tyre në bujqësi.

Gjithashtu, ata kanë miratuar në parim edhe projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave, i cili po votohet edhe nen për nen.

Situata u tensionua pasi Topalli përjashtoi nga seanca deputetin Taulant Balla, i cili akuzoi disa ministra të qeverisë për mosdeklarim të pasurive.

Deputetët socialistë akuzojnë Topallin se ka shkelur rregulloren e Kuvendit, ndërsa kryetarja nga ana e saj pretendon se e ka zbatuar atë.

Top Channel