Irak, sulmi vetvrasës vret nëntë persona

03/03/2011 15:45

Një sulm vetvrasës vrau të paktën nëntë persona në qytetin verilindor të Hadithës në Irak, ndërsa tetë të tjerë janë raportuar të plagosur.

Ngjarja ndodhi në mesditë, ndërsa kamikazi shpërtheu veten pranë një radhe në një bankë, ku njerëzit po tërhiqnin pagat e tyre.

Forcat e sigurisë së bankës janë midis viktimave, ndërsa iu afruan fondamentalistit, në përpjekje për të shmangur shpërthimin.

Ky është sulmi i parë madhor në qytetin që prej tetorit 2009, ndërsa prish qetësinë relative me të cilën jetonte Haditha.

Top Channel