Gjykata ndërkombëtare, mandat-arresti për Gheddafi

03/03/2011 13:20

Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombetare synon të rimbledhë “sa më shpejt të jetë e mundur” provat e nevojshme për të kërkuar një mandat-arresti kundër Gheddafi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeprokurori argjentinas Luis Moreno Ocampo.

Mbi mandatin e OKB-së, GJPN ka filluar hetime mbi krimet e mundshme kundër njerëzimit në Libi.

“Faktet janë të rënda ka me qindra ose mijëra të vdekur”, është shprehur ai.

“Për momentin janë identifikuar 10-15 persona”, ka shtuar Ocampo.

Top Channel