“Falë Zotit, më në fund iku!”, Trump feston fundin e “The Late Show” të Stephen Colbert
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lëshoi akuza të rënda ndaj Partisë Kurde, të cilën e fajësoi për separatizëm dhe mbajtjen e lidhjeve me rebelët, fajtorë për akte terrorizmi në vend.
Deklarata e bërë gjatë pasdites rrit frikën për mundësinë e rritjes së dhunës separatiste në vend apo prishjen e armëpushimit të arritur përpara një dekade.
Reagimi i Erdogan-it erdhi pas kërkesës së Partisë kryesore Kurde për zhvendosjen e liderit historik të rebelëve kurd, Abdullah Ocalan, nga një burg në një ishull të largët, në arrest shtëpie.
”Ne pamë se si një parti u largua nga politika dhe terreni demokratik, duke u shndërruar në një zëdhënëse për një organizatë terroriste”, deklaroi Erdogan-i.
Sipas Kryeministrit, rebelët janë duke u përpjekur që të krijojnë një situatë të tensonuar, në përpjekje që partia kurde të fitojë më shumë vota në zgjedhjet e qershorit, në zonën kryesore të banuar nga kurdët, në juglindje të vendit.
Top Channel