Egjipt, jep dorëheqjen Kryeministri Shafiq

03/03/2011 15:05

Kryeministri i Egjiptit, Ahmed Shafiq, lajmëroi gjatë mesditës dorëheqjen e tij të parevokueshme nga qeveria e përkoheshme, e drejtuar nga Këshilli i Lartë Ushtarak.

Ish-Ministrit të Transporteve, Essam Sharaf-it, i është kërkuar që të formojë një kabinet të ri, lajmëroi një komunikatë zyrtare.

Shafiq u caktua si Kryeministër disa ditë përpara presidenti Hosni Mubarak të jepte dorëheqjen, në atë që ishte një përpjekje e 82-vjeçarit të qetësonte situatën në vend, duke caktuar në drejtimin e kabinetit një drejtues të opozitës.

Në protestat që kanë vazhduar në vendin me 84 milion banorë edhe pas dorëheqjes së Mubarak-ut, largimi i Shafiq-it dhe disa ministrave të tjerë të caktuar drejt fundit të regjimit, ka qenë një prej kërkesave të vazhdueshme të protestuesve.

Top Channel