B.Fildishtë, ekzekutohen pesë gra në protesta

03/03/2011 15:20

Forcat e sigurisë në Bregun e Fildishtë qëlluan dhe vranë të paktën pesë gra të paarmatosura, në një protestë paqësore në mbështetje të fituesit të ligjshëm të zgjedhjeve, Alassane Ouattara.

Sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat ndërkombëtare, ndërsa turma e grave po marshonte paqësisht në kryeqytetin Abixhan, policët hapën zjarr papritmas.

Presidenti Laurent Gbagbo refuzon të largohet nga pushteti, edhe pse humbi zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Refuzimi i tij ka zhytur vendin në një krizë të thellë politike, ndërsa rrezikohet përshkallëzimi i situatës në luftë civile.

Top Channel