Çmimet e ushqimit thyejnë një rekord të ri

03/03/2011 18:40

Çmimet e ushqimeve arritën një rekrord të ri gjatë shkurtit dhe lajmi i keq ështe se pritet që ato të rriten përsëri, lajmëroi gjatë pasdites OKB.

Indeksi i çmimeve u rrit me 2,2% gjatë muajit të shkuar, duke arritur nivelet më të larta historike, që kur Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës (FAO), një nënstrukturë e OKB-së, u krijua në vitin 1990.

FAO lajmëron prej disa muajsh gjendjen alarmante, ndërsa trazirat politike në vendet e varfëra pritet të rriten edhe më shumë si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve.

Në shkurt, sheqeri ishte i vetmi produkt që ka ruajtur çmimin e tij stabël, ndërsa drithërat kanë vazhduar të rriten, në ato që tani përcaktohen si “nivele alarmante”.

Rritja e kërkesës për ushqime në mbarë botën dhe rritja e çmimit të naftës, që bën më të shtrenjtë punën me traktorë dhe në fabrikat prodhuese, janë shkaktarët kryesorë të kësaj spiraleje ku janë futur ushqimet.

Çmimi i drithërave dhe orizit u rrit me 70% gjatë 2010-s.

Top Channel