Ekspertët e OKB-së në Bregun e Fildishtë janë ndodhur nën një breshëri plumbash teksa po përpiqeshin të hetonin lajmet për shkelje të embargos së armëve të vendosur në vend.
Grupi i Kombeve të Bashkuara u sulmua në kryeqytetin Jamusukro, teksa po hetonte mbi pistën se Biellorusia kishte siguruar helikopterë ushtarakë për mbështetësit e presidentit Laurent Gbagbo, i cili refuzon të japë dorëheqjen.
Nga ana e saj Biellorusia i ka hedhur poshtë akuzat e Kombeve të Bashkuara, duke i vlerësuar ato si të pabaza.
Komiteti i Sanksioneve mbi Bregun e Fildishtë deklaron se nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë dërgimin e ngarkesave, por bën të ditur se personeli i OKB do vijojë të monitorojë situatën.
Ndërkohë, një takimi i planifikuar i Këshillit të Sigurimit për të diskutuar mbi situatën në Bregun e Fildishtë është anuluar.
Top Channel