Tiranë-Elbasan, Berisha: Më 3 mars hapen ofertat

28/02/2011 13:25

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në datën 3 mars do të hapen ofertat ekonomike për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

“Në datën 3 mars hapen ofertat ekonomike për ndërtimin e autostradës
Tiranë-Elbasan. Ky projekt, më madhori i këtij viti, fillon të nisë dhe
merr jetë shumë shpejt. Fondi është tërësisht i siguruar, kostoja është
lartë, por rëndësia është jetike”, tha Berisha.

Ai ka theksuar se projekti do të përfundojë brenda 2013-s dhe do ta bëjë Elbasanin qytetin më të afërt me Tiranën.

“Përgëzoj Ministrinë e Punëve Publike e cila me përparësi të madhe
proçedoi dhe bëri të mundur që 3 marsi të shënojë një ditë shumë të
rëndësishme për infrastrukturën e vendit. Kompanitë e angazhuara janë
ndër më të mëdhatë dhe më të mirat në Evropë dhe në botë. Koha e
ndërtimit do të jetë 18 muaj. Pra do inaugurohet në fillim të vitit
2013. Ky projekt i jep Shqipërisë një konfigurim të ri. E bën Elbasanin
qytet më të afërt se Durrësin”, theksoi Berisha.

Top Channel