Libi, qëndrim i ashpër ndërkombëtar

28/02/2011 15:15

Një konferencë e OKB-së për të drejtat e njeriut u zhvillua sot në Gjenevë dhe diplomatë të vendeve nga mbarë planeti dënuan fuqimisht ngjarjet dramatike që po ndodhin në Libi.

Duke folur në emër të Bashkimit Europian, kryediplomatja e këtij organizmi, Catherine Ashton, e cilësoi dhunën e parë në këto ditë revoltash në vendin e drejtuar prej 42 vitesh nga kolonel Gaddafi si një “shok për ndërgjegjen tonë”.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov, e cilësoi si të “patolerueshme” përdorimin e ushtrisë kundër civilëve, ndërsa komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, paralajmëroi qeverinë e Tripolit se sulmet mbi qytetarët mund të konsiderohet si krim kundër njerëzimit në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Sipas Ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Hague, qeveria libiane ka zhgënjyer në mënyrë të turpshme pritshmëritë e popullit prej saj, ndërsa Ministri i Jashtëm Gjerman, Westerwelle, propozoi shtrëngimin e masave ndaj qeverisë libiane.

Sipas tij, duhet të përdoret forca për të penguar për 60 ditë bllokadë totale ndaj Libisë, për të bërë të pamundur për Gaddafi-n që të shfrytëzojë mjetet financiare për të shtypur revoltat e njerëzve të thjeshtë.

Top Channel