Presidenti francez Nicolas Sarkozy, në një fjalim të bërë në televizionin francez njoftoi riformatimin e pjesshëm të qeverisë së tij.
Sarkozy njoftoi se ish-ministrja Alliot Marie do të zëvendësohet nga ministri i Mbrojtjes, Alain Juppe, në kuadër të protestave popullore në Lindjen e Mesme.
Njoftimi në fjalë vjen vetëm tre muaj pas riformatimit të fundit që zoti Sarkozy i bëri kabinetit të tij.
Juppe, 65 vjec, më parë ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe kryeministër në fillim të viteve ’90.
Në vitin 2004, ai u dënua për keqpërdorim të fondeve publike, por u kthye në kabinet si ministër i Mbrojtjes në nëntor të vitit 2010, kur Alliot Marie u transferua në Ministrinë e Jashtme.
Nga ana tjetër, zoti Juppe do të zëvendësohet nga Gerard Longuet, lider i partisë së zotit Sarkozy në Senat dhe prej kohësh bashkëpunëtor i tij.
Ndërsa shefi i personelit të presidentit, Claude Gueant, do të bëhet ministër i Brendshëm në vend të Brice Hortefeux.
Detyra e zotit Gueant do të jetë përmirësimi i reputacionit të qeverisë, duke u treguar i ashpër me krimin, në mënyrë që Sarkozy të rizgjidhet në vitin 2012.
Top Channel