Berisha: Zgjedhjet, koalicion i gjerë

28/02/2011 13:05

Kryeministri Sali Berisha ia kushtoi fjalën e tij përpara deputetëve të mazhorancës zgjedhjeve lokale, duke kërkuar që brenda dhjetë ditëve të para të muajit mars të përfundojë përzgjedhja e kandidatëve.

“Këto zgjedhje kanë një rëndësi shumë të madhe, pasi qeveritë vendore janë qeveritë direkte të qytetarëve. Por këto zgjedhje janë edhe mesazhi më i mirë për ata që bëjnë cdo gjë për të shkelmuar votën e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Në këtë pikë, Berisha foli për një koalicion të gjerë me aleatët, duke lënë hapësira për cdo minorancë në zonat ku ata ndjehen më shumë të përfaqësuar.

“Problemi i dytë është ai i koalicionit dhe koalicioneve. Unë kërkoj nga ju gatishmëri të plotë për koalicionet më të mira të mundshme për minorancat në komunitetin e tyre. Është e domosdoshme të ketë një përfaqësim sa më të mirë. 10-ditëshi i parë i marsit duhet të jetë 10-ditëshi i formalizimit të të tëra kandidaturave”, theksoi Berisha.

Top Channel