PS: Berisha fyen shqiptarët

27/02/2011 18:15

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Lindita Nikolla, denoncoi sot atë që e cilësoi si përdorim të gjuhës së ulët nga kryeministri Berisha.

Zonja Nikolla tha se ai duhet të largohet, sepse po nëpërkëmb dinjitetin e një populli të tërë. Nikolla njoftoi gjithashtu se më 8 mars, ditën ndërkombëtare të grave, gratë socialiste do të protestojnë me forcë kundër kryeministrit Berisha.

“Të shash me fjalët më të ndyra, bashkëshortet e nënat e kundërshtarëve të tu, jo në rrugë por në parlament e në Këshill të Ministrave nuk ia lejon vetes asnjë lider i botës demokratike, prandaj Sali Berisha duhet të largohet. Në 8 Mars, ditë kur të gjitha gratë e botës kremtojnë të drejtat e fituara dhe protestojnë për t’i mbrojtur ato edhe gratë shqiptare do të protestojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre”, deklaroi zonja Lindita Nikolla.

Top Channel