PS: Basha vrasës!

27/02/2011 15:40

Partia Socialiste reagoi pas prezantimit të projektit të vendosjes së kamerave në kryeqytet prej Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, duke e cilësuar këtë të fundit si një vrasës që duhet të përfundojë pas hekurave të burgut.

“Ky vrasës, ky kusar, ky gënjeshtar surrat-zgërdhirë i cili duhet të ishte sot papa hekurave, na ka cuar mbrapa horrat e Saliut, për të në thyer zemrën duke na thyer xhamat dhe cuar mesazhe mafioze. E kanë të kotë, në nuk ndalemi dhe populli do t’i largojë ashtu sic po largon faraonët dhe sulltanët orientalë të krimbur në para të vjedhura. Shqipëria nuk është as Tunizi dhe as Libi që të mbajë mbi kurriz sulltan Saliun dhe pasardhësin e tij Lulin. I them sot Lulit të Saliut, ik vrasës, ik!”, deklaroi përfaqësuesja e FRESSH-it, Elisa Spiropali.

Ministri Basha, më herët gjatë prezantimit të projektit, tha se kamerat e sigurisë do të vendosen më së shumti pranë shkollave, qendrave tregëtare, kryqëzimeve dhe bankave.

Top Channel