Xhamia e re, nis faza e dytë e projektit

26/02/2011 12:05

Ka nisur faza e dytë për realizimin e projektit të xhamisë së re të Tiranës, për të cilën aplikuan 100 studio ndërkombëtare.

Nga kjo garë u zgjodhën 5 studio fituese. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama ka deklaruar se projekti në fjalë është një domosdoshmëri për qytetarët.

“Besimtarët myslimanë do të kenë xhaminë e tyre. Xhamia do të kthehet në një vepër që do të vizitohet nga turistët”, ka deklaruar Rama.

Kryebashkiaku ka shtuar se konkursi për këtë projekt është një garë e hapur mes kompanish shumë të njohura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA