Algjeri, policia bllokon marshimin
26/02/2011 17:35
Edhe pse gjendja e jashtëzakonshme është hequr, policia ka bllokuar edhe njëherë marshimin e opozitës të organizuar për të shtunën e tretë me radhë në Algjeri.
Në përleshjet mes agjentëve dhe demonstruesve është plagosur edhe një deputet i Grupimit për Kulturë dhe Demokraci.
Rreth 200 persona i janë përgjigjur apelit të Kolektivit për Demokraci dhe Ndryshim, një numër më i vogël në krahasim me javët e shkuara.
Opozita në vend duket gjithnjë e më e ndarë.
Top Channel