“Varret”, dështon seanca ndaj Omonia-s

25/02/2011 12:20

Ka dështuar sërish seanca gjyqësore në ngarkim të të akuzuarve për dhunimin e varreve në fshatin Boboshticë në Korçë.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Korçës janë paraqitur përfaqësuesit e Omonia të cilët akuzohen se kanë financuar punimet që dëmtuan varret e vjetra në Boboshticë.

Por ka munguar i akuzuari tjetër, punëtori që kreu punimet në varreza.

Në Boboshticë në prag të festës kombëtare të Greqisë u bënë punime për ndërtimin e një platforme betoni në vendin ku disa vite më parë është ndërtuar një kryq.

Platforma do shërbente për ceremoninë që do mbahej në nder të dy ushtarëve grekë të cilët në vitin 1941 u gjetën dhe u varrosën aty.

Gjatë punimeve janë dëmtuar rëndë varret e vjetra të fshatit Boboshticë duke nxjerrë mbi tokë edhe eshtrat. Pas publikimit të lajmit Prokuroria nisi hetimet për këtë çështje dhe ngriti padi penale.

Top Channel