Afganistan, NATO akuzohet për 65 viktima

25/02/2011 09:30

Hetues të qeverisë afgane deklaruan për BBC se 65 civilë, midis të cilëve 50 gra dhe fëmijë, u vranë në një operacion të NATO-s, javën e shkuar.

Vetë NATO refuzon akuzat, ndërsa misioni i Aleancës, Isaf, pretendon se asnjë provë fillestare nuk është gjetur që sugjeron këto vrasje.

Sipas të dhënave zyrtare të Aleancës ku vendi ynë bënë pjesë, rreth 30 militantë u vranë gjatë natës në krahinën e Kunarit, ndërsa asnjë civil nuk humbi jetën, në atë që ishte sulmi i fundit në zone.

Mëngjesin e sotëm, zyrtarë lokalë të qeverisë së Karzait, bënë të ditur se nga bombardimet e NATO-s, 20 gra, 29 fëmijë dhe më shumë se një dyzinë burrash të paarmatosur mbetën viktima.

Kunari është një zonë malore dhe pak e populluar në Afganistan. NATO realizoi gjatë javës një sulm tre ditor, nëpërmjet helikopterëve apashë.

Për momentin, nuk ka ende fotografi apo video që të vërtetojnë pretendimet e njërës apo tjetrës palë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA