Ruçi: Shqipëria ka në krye një Mubarak

24/02/2011 12:25

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka deklaruar se Shqipëria nuk është Egjipt, por në krye ka një Mubarak.

Ai theksoi së “po bëhet përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës”.

“Pas asaj ngjarjeje makabre që ndodhi në Shqipëri po bëni edhe diçka tjetër të papranueshme. I gjithë opinioni le ta marrë vesh se Shqipëria po vërteton se ka një Mubarak. Shqipëria nuk është Libi, por ka një udheqës si Gadafi. Nuk është Tunizi, por ka në krye një Ben Ali”, theksoi Ruçi.

Top Channel