Gjoba autobusëve të protestës

24/02/2011 16:20

Shoferët e autobusëve që kanë transportuar socialistët për protesta nga qyteti i Korcës janë ndëshkuar me gjoba nga 40 mijë deri në 330 mijë lekë të reja.

Ndëshkimi me gjoba i autobusëve që janë nisur drejt Tiranës është denoncuar nga dega e Partisë Socialiste në Korcë, e cila do të ngrejë edhe një padi ndaj tatimorëve të Elbasanit, nga ku janë lëshuar këto gjoba.

“Është më shumë se neveri gjobitja e pronarëve të autobusëve që nuk iu bindën kërcënimeve paraprake. Autobusët kanë ecur sipas të gjitha rregullave drejt Tiranës, askush nuk iu ka bërë vërejtjen më të vogël, por janë sulmuar nga gjobaxhinjtë”, ka deklaruar Gezim Topciu, sekretar i PS së rrethit.

Socialistët përmendin faktin që asnjë nga autobusët që morën mbështetësit e mazhorancës në koncertin e së dielës nuk është gjobitur.

Top Channel