Steinberg do të vizitojë Tiranën

23/02/2011 09:00

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James B. Steinberg do të fillojë sot një turne katër ditorë që parashikon edhe një vizitë në Shqipëri, përveç atyre në Gjeorgji, Azerbaixhan dhe Bosnje.

Sipas VOA, gjatë ndalesës në Tiranë, zotin Steinberg do ta shoqërojë edhe zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroazitatike, Tom Countryman.

Në takimet që do të zhvillojnë në Shqipëri, diplomatët do të ritheksojnë rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zgjidhjen e ngërçit politik si dhe do të përforcojnë rolin e prokurorës së përgjithshme në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

Top Channel