Libi, parashutohen pilotët, përplaset avioni

23/02/2011 19:55

Dy pilotë libianë preferuan të parashutoheshin dhe të përplasnin avionin e tyre në një zonë të pabanuar, pasi morrën një urdhër për të bombarduar popullësinë civile.

Lajmin e raportoi gjatë pasdites CNN, që iu referua një artikulli të një gazete libiane. Gaddafi i kishte urdhëruar që të bombardonin fushat e naftës në jugperëndimin e vendit, pasi protestuesit ishin mbledhur në impant për të protestuar.

Pasi u ngrit në ajër, avioni i drejtuar nga dy pilotë devijoi nga kursi dhe u përplas në një zonë të pabanuar malore, pasi dy pilotët që e drejtonin u parashutuan.

Ngjarja ndodhi në një rajon rreth 150 kilometra prej qytetit rebel të Bengazit. Lajmi u morr nga CNN pasi u publikua në gazetën e diasporës libuane, “Quryna”, e cila i referohej një figure të rëndësishme të opozitës.

Dita e sotme ishte e nënta që prej fillimit të revoltave në Libi. Diktatori i vendit, kolonel Gaddafi, ka nxjerrë në rrugë ushtrinë, e cila sipas raporteve të ndryshme ka vrarë të paktën 300 vetë dhe të shumtën mbi 10 mijë, deri tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA