Rama në familjen e Aleks Nikës

20/02/2011 15:20

Një e dielë e tretë ngushëlluese, kjo e sotmja, për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama i cili bashkë me nënën e tij, Aneta dhe bashkëshorten Linda kanë shkuar në familjen e Aleks Nikës në Lezhë, 35 vjeçarit që u vra në demostratën e 21 janarit.

Të afërmit e Aleksit shprehen se vrasja e tij  ka qenë selektive duke implikuar në të edhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

“Deri diku kemi arritur në një përfundim se është bërë në mënyrë selektive (vrasja). Ky është një shtet kriminal. Si mund të bisedosh me një shtet që të vret?”, tha xhaxhai i të ndjerit.

“Kjo ka të bëjë me një regjim të një grushti njerëzish që kanë uzurpuar dhe që kanë kthyer në kalë të betejës së tyre për përfitime Partinë Demokratike. Jam absolutisht dakort që drejtësia duhet bërë patjetër. Për çfarëdolloj gjëje që unë mund të jem në vend të djalit dhe të vëllait mos kini asnjë ngurim, jam në dispozicion me gjithçka që unë kam mundësi”, tha kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Aleks Nika 35 vjecc ,babai i dy vajzave të vogla mbeti i vrarë në demostratën e 21 Janarit përpara selisë së Kryeministrisë.

Top Channel