Konsulli grek mbron deklaratat

19/02/2011 11:30

Konsulli grek në Korcë, Theodhoros Ikonomus mbrojti deklaratën e tij për regjistrimin mbi baza etnike, pas largimit nga Shqipëria.

Në një intervistë për mediat greke, konsulli Ikonomus deklaroi se thirrjet e tij mbështeten nga shumë grekë në Korcë.

Sipas Ikonomus, regjistrimi i popullsisë në Shqipëri është e vetmja shpresë për bashkimin e Greqisë me Vorio Epirin.

Athina zyrtare i komunikoi dje konsullit të saj tërheqjen nga detyra në shtetin shqiptar, pikërisht për shkak të deklaratave të tij nacionaliste.

Top Channel