Vizat, Basha: Lëvizje normale drejt BE

15/02/2011 12:05

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka deklaruar se pas heqjes së vizave, në vendet e Bashkimit Evropian nuk ka pasur fluks kërkesash për azil nga shtetasit shqiptarë.

Sipas Bashës, ecuria nga Shqipëria drejt vendeve të zonës Schengen ka qenë normale dhe më e mirë krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

“Dy muaj nga liberalizimi i vizave kanë dalë 126 mijë shtetas shqiptarë dhe janë kthyer 36 mijë. Ecuria ka qenë normale, janë refuzuar vetëm 2 për qind e atyre që kanë dalë. Kjo është shifra më e mirë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Gjithashtu, deri tani asnjë shtetas shqiptar nuk ka kërkuar azil”, ka deklaruar Basha.

Ndryshe nga Shqipëria, qytetarë nga Maqedonia dhe Serbia kur BE u hoqi regjimin e vizave vërshuan drejt vendeve perëndimore, kryesisht Gjermani, Belgjikë dhe Suedi, duke kërkuar azil politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA