Statujë dylli për Bruce Willis

15/02/2011 10:40

Ditën e djeshme është zbuluar statuja më e re e dyllit në muzeun “Madame Tussauds”.

Është aktori 55-vjeçar Bruce Willis i cili do të ketë edhe ai “monumentin” e tij në muzeun e VIP-ave prej dylli.

Tiparet janë të punuara me aq mjeshtëri sa është vështirë të dallosh Bruce Willis-in e vërtetë nga ai prej dylli.

Willis, protagonist i sagës “Die Hard”, është ende një nga aktorët më të preferuar në Hollywood.

FOTO GALERI
2/5
Bruce Willis prej dylli

Top Channel