Irani, Clinton mbështet protestuesit

15/02/2011 09:10

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka shprehur mbështetjen e saj të palëkundur për mijëra mbështetësit e opozitës iraniane që protestuan të hënën në Teheran.

Zonja Clinton tha se ata meritonin të kishin të njëjtat të drejta ashtu rikurse kishin banorët e Egjiptit dhe theksoi se Irani duhet të hapë sistemin e tij politik.

Një person raportohet të jetë qëlluar për vdekje në përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në qendër të Teheranit.

Dhjetra persona të tjerë u ndaluan nga policia, ndërkohë që lideri i opozitës u vendos nga autoritetet në arrest shtëpie.

Ndërkohë, BBC ka marrë të dhëna se protesta të tjera janë ndaluar në qytetet e tjera iraniane si Isfahan, Mashhad dhe Shiraz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA