Topi i vendosur: Zgjedhjet më 8 maj

13/02/2011 15:00

Presidenti i Republikës është i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më datë 8 maj, ashtu siç i ka dekretuar muaj më parë.

Pikërisht për çështjen e zgjedhje, me kërkesë të tij, Presidenti ka kërkuar të takojë të hënën në orën 11 kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volvarth.

Nuk dihen cilat do të jenë kërkesat që kreu i shtetit do t’i parashtrojë ambasadorit Volvarth, por ky vullnet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale brenda datës së dekretuar, shkon në të njëjtën linjë me atë të partnerëve ndërkombëtarë.

Prej disa javësh tre nga anëtarët në pakicë në KQZ-së, që janë propozuar nga opozita, nuk po marrin pjesë në mbledhjet e KQZ-së. Kurse Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk kanë paraqitur ende emrat për anëtarët e KZAZ-ve, që jane komisionet e zonave të administrimit të zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA