Kryesia e PDK-së ka miratuar me konsensus një vendim që parashikon që presidenti i ardhshëm i vendit të jetë Jakup Krasniqi, kryeministër Hashim Thaci, ndërsa AKR-së t’i ofrohet posti i kryetarit të Kuvendit, i zëvendëskryeministrit dhe tre ministri.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave vendimi në fjalë është marrë në mbledhjen e orëve të vona të ditës së djeshme, e cila gjithësesi ka zgjatur vetëm 20 minuta.
Por mëngjesin e sotëm, të njëjtat burime njoftuan se AKR e ka refuzuar ftesën e PDK-së pasi kërkon që posti i presidentit t’i jepet kryetarit të saj, Behxhet Pacolli.
Ndërsa Partia Liberale Serbe, SLS, po sot njoftoi se dëshiron të qeverisë katër ministri që kanë të bëjnë kryesisht me cështjet e minoriteteve.
Top Channel