Tensioni Kamboxhia-Tajlandë rrezikon historinë

09/02/2011 03:00

Tensionet, të shoqëruara herë pas here me luftime mes Kamboxhias dhe Tajlandës po rrezikon trashëgiminë arkeologjike që ndodhet në kufi mes këtyre dy vendeve.

Ky është alarmi që jep Organizata e Kombeve të Azisë Jug-lindore, e cila ditën e martë u bëri thirrje të dyja vendeve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur problemet që kanë.

Në kufirin mes dy vendeve ndodhen disa tempuj mijëra vjecarë, sovranitetin mbi të cilët e pretendojnë si Tajlanda ashtu edhe Kamboxhia. Por kjo mosmarrëveshje po rrezikon vetë ekzistencën e këtyre tempujve pasi nga luftimet mes palëve janë dëmtuar mjaft.

Top Channel