SHBA, parashikime pesimiste për ekonominë

09/02/2011 17:45

Papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kthehet në nivelet e përpara krizës, të paktën edhe për një dekadë, deklaroi presidenti i Rezervës Federale, Ben Bernake.

”Përsa kohë ekonomia nuk do të jetë në gjendje të krijojë vende pune afatgjate, nuk mund ta konsiderojmë rikuperimin si të plotë”, shtoi ai.

Duke folur përpara Kongresit, Bernake e cilësoi si shumë të vështirë sfidën e reduktimit të defiçitit buxhetor, i rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë krizës ekonomike.

Rikuperimi nuk bëhet i vështirë nga shpenzimet që shteti vazhdon të paguajë në lidhje me krizën, por sepse popullsia është në plakje dhe kostot e pensioneve dhe ato shëndetësore janë në rritje të vazhdueshme.

Bernake parashikoi një rënie me 5% të GDP-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto) deri në vitin 2015, për t’u rritur me 6,5% më vonë në periudhën 2015-2020.

Megjithatë, ai dha alarmin për të ardhmen e defiçitit buxhetor, nëse masa nuk do të merren menjëherë. Për momentin, defiçiti është prej 60%, por ai pritet të rritet deri në 150% deri në 2030-n.

Top Channel