Rusia do të shtojë armatimet në ishujt Kurile

09/02/2011 21:35

Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, udhëroi vendosjen e armatimeve shtesë në ishujt Kurile në Oqeanin Paqësor, terriror i pretenduar edhe nga Japonia.

Në një deklaratë përpara parlamentit, pasditen e sotme, Medvedev theksoi se vendosja e armëve më moderne në Ishujt Kurile është i domosdoshëm, pasi ato përbëjnë një “pjesë të pandashme” të shtetit.

Komentet e tij vijnë vetëm dy ditë pasi Tokio bëri thirrje për kthimin e katër ishujve jugorë, të cilët i përkisnin Perandorisë Japoneze deri në vitin 1945, kur Bashkimi Sovjetik i pushtoi me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore,

Një ditë më parë, Moska zyrtare bëri një deklaratë të ashpër për djegien e një flamuri rus në Hokaido, gjatë një proteste popullore për rikthimin e ishujve.

Top Channel