Egjipt, Al Kaeda thërret manifestuesit për xhihad
09/02/2011 08:55
Organizata “Shteti islamik i Irakut”, krahu irakian i Al Kaedës, nëpërmjet internetit u ka bërë thirrje për xhihad manifestuesve anti-qeveritarë në Egjipt, që për më shumë se dy javë protestojnë kundër presidentit Hosni Mubarak.
Ajo u ka bërë thirrje që të luftojnë për rrëzimin e një regjimi të bazuar në sharia, ligji i Kuranit.
Apeli është bërë në një mesazh të shfaqur në 24 orët e fundit në disa faqe filo-integraliste on-line.
Top Channel