Australi, përplaset avioni i vogël

09/02/2011 08:00

Mund të flitet për një mrekulli për një çift dhe për qenin e tyre, të cilët kanë dalë të padëmtuar nga përplasja në tokë të një avioni super të lehtë.

Mjeti kishte humbur kuotë në ajër pas një avarie.

Avioni ka rënë në anë të një rruge në periferinë perëndimore të Sidneit, duke prekur edhe kavot e tensionit të lartë, por fatmirësisht pa goditur asnjë.

Top Channel