Amerikani pranon akuzën e terrorizmit

09/02/2011 21:05

Një amerikan u vetshpall fajtor për akuzën e tentativës së thurrjes së një sulmi terrorist, pasi u paraqit pasdite në një gjykatë të Karolinës së Veriut.

Daniel Patrick Boyd pranoi akuzat për tentativën e organizimit të sulmeve terroriste dhe të tentativës së vrasjes, pengmarrjes dhe dëmtimit të njerëzve në masë.

Prokurorët pranuan që në shkëmbim të vetshpalljes fajtor për akuzat kryesore, të tërhiqnin disa akuza të tjera.

Boyd ishte antar i një grupi prej shtatë amerikanësh të konvertuar në islam, të cilët po ndërtonin një celulë terroriste në një zonë rurale të SHBA-së.

Në një kasetë që shërben si provë, Boyd deklaronte: “E adhuroj luftën e shenjtë, adhuroj të luftoj në emër të të plotfuqishmit Allah”.

Top Channel