Tunizi, 234 të vdekur nga fillimi i trazirave

08/02/2011 21:25

Janë 234 të vdekur dhe 510 të plagosur në Tunizi që nga fillimi i trazirave që kanë çuar në rënien e regjimit të Ben Ali.

Lajmin e ka bërë të ditur AFP nga një burim pranë qeverisë së tranzicionit.

Sipas të njëjtit burim, që ka kërkuar anonimitetin, shifra përfshin edhe 8 policisë dhe 74 të dënuar me vdekje në burgje.

Më 1 shkurt, OKB kishte bërë publike bilancin e vetë të viktimave: 219 të vdekur, mes të cilëve 72 të dënuar, dhe 510 të plagosur.

Top Channel