Suu Kyi kërkon lehtësimin e sanksioneve

08/02/2011 09:50

Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi ka deklaruar se dëshiron të diskutojë se si sanksionet ndërkombëtare mund të lehtësohen.

Partia Lidhja Kombëtare për Demokraci ka deklaruar se po kërkon takime me vendet perëndimore, për të gjetur mënyrën për të modifikuar sanksionet.

Shtetet perëndimore, të udhëhequra nga SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione në formë ndëshkimi ndaj abuzimeve të Juntës.

Lirimi i Suu Kyi nga arresti i shtëpisë në nëntor të vitit të kaluar, pasi në Birmani u zhvilluan zgjedhjet e para pas 20 vjetësh, ndezi debatin mbi efikasitetin e masave.

Vetë Suu Kyi ka bërë thirrje për më shumë investime të huaja në vendin e saj, i cili sipas saj ka mbetur prapa. “Direktivat për investime mund të lehtësojnë ngërcin ekonomik”, ka thënë ajo.

Top Channel