SHBA, aleat Brazilin kundër Kinës

08/02/2011 12:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë tek Brazili një aleat për të luftuar monedhën kineze juan, zhvlerësimi i vazhdueshëm i së cilës ka favorizuar një rritje të madhe të eksporteve kineze.

Gjatë një vizite në Brazil, Sekretari Amerikan i Thesarit, Timothi Geithner, diskutoi rreth manipulimit të monedhave të ndryshme.

Sipas “Reuters”, ai i kërkoi gjithashtu Brazilit që të vendosë në presion Kinën për vlerësimin e juanit.

Presidenti Obama e pati çështjen monetare në qendër të bisedimeve në vizitën që presidenti kinez, Hu Jintao bëri në SHBA në janar, por asnjë marrëveshje nuk u konkretizua.

Ndërkohë, SHBA është orientuar drejt blerjes së gjithmonë e më shumë mallrave në tregun brazilian që po pëson një rritje eksponenciale, në mënyrë që të dëmtojë sa më shumë eksportet kineze.

Top Channel