Rusi, dëbohet gazetari britanik

08/02/2011 08:25

Një gazetar britanik, i cili raportoi sekrete të Wikileaks që mbanin një qëndrim kritik ndaj lidërve të Rusisë, u përjashtua nga vendi.

Korrespondenti i “The Guardian” në Moskë, Luke Harding, shkruajti disa artikujt, duke iu referuar kabllogrameve të Wikileaks, që e cilësonin Rusinë në kohën e presidentit Vladimir Putin si një “shtet virtual i mafias”.

Ai u ndalua që të hynte në Rusi në fundjavë dhe u riatdhesua në Britani menjëherë. Ministria e Jashtme e Britanisë ka bërë me dije se i ka kërkuar shpjegime autoriteteve ruse për këtë reagim.

Kryeredaktori i të përditshmes “The Guardian”, Alan Rusbridger, deklaroi: “Ky është një zhvillim shumë turbullues dhe me implikime serioze për lirinë e mediave në Rusi.

Autoritetet ruse po kthehen në një kohë kur mund të përjashtonin nga vendi çdo të huaj që nuk i pëlqente apo nuk aprovonte politikën e tyre”.

Tensionet kanë qenë të larta midis Britanisë dhe Rusisë që prej vitit 2006, kur një ish-punonjës i Shërbimeve Sekrete Ruse, Alexander Litvinenko, u vra në Londër duke e helmuar me një substancë radioaktive, edhe pse kishte statusin e të strehuarit politik.

Top Channel