Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
Dy sulme me bombë pranë qytetit pakistanez të Peshavarit shkatërruan një depozitë nafte të NATO-s dhe vranë tre ushtarë pakistanezë.
Ngjarjet ndodhën më pare gjatë drekës, në një zonë të njohur për mbështetjen tradicionale për talebanët afganë dhe eksponentët e Al-Qaeda.
Nuk ka një deklaratë që merr përsipër përgjegjësinë e sulmit, por talebanët kishin kërcënuar më parë me ndërmarrjen e sulmeve në zonë, për t’u hakmarrë ndaj aksioneve të fundit kundër tyre, në rajonin e Mohmandit.
Një makinë ushtarake shkeli mbi një minë e vendosur në rrugë. Në incident mbetën të vrarë tre ushtarë pakistanezë dhe tre të tjerë u plagosën.
Pothuajse në të njëjtën kohë, në një zonë e ndodhur atje pranë, një bombë shkaktoi shpërthimin e një depozite nafte e përdorur nga forcat e NATO-s në Afganistan, duke dëmtuar 16 makina dhe plagosur gjashtë persona.
Top Channel