Obama: Do ta mposhtim Al Kaedan

08/02/2011 00:40

Presidenti amerikan, Barak Obama i rikthehet situatës dhe objektivave të SHBA-së dhe aleatëve në Afganistan.

Obama u shpreh i bindur se Al Kaeda do të mposhtet dhe se talebanët nuk do të vijnë më kurrë në pushtet në Afganistan.

“Al Kaeda do të mposhtet dhe talebanët nuk do ta marrin kurrë pushtetin në Afganistan. Mund të konfirmoj se trupat tona kanë kryer një punë të jashtëzakonshme dhe sot janë në ofensivë”, tha Obama në një intervistë për televizionin amerikan, Fox.

Gjithësesi, shefi i Shtëpisë së Bardhë pranoi se lëvizja talebane do të vazhojë të luajë rol në Afganistan për një kohë të gjatë.

Top Channel