Kryeministria australiane qan për viktimat

08/02/2011 12:10

Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, nuk mundi të përmbante lotët në parlament, ndërsa nderoi viktimat dhe dhjetëra mijërat e prekur nga katastrofat e njëpasnjëshme natyrore.

Në një seancë parlamentare dedikuar situatës së jashtëzakonshme, Kryeministrja u prek nga emocionet kur shpalosi një flamur australian, të cilin forcat e shpërtimit e kishin gjetur në rënoja dhe ia kishin dorëzuar asaj.

Përmbytjet më të këqija të historisë shkaktuan vdekjen e 35 personave dhe shpërnguljen e 200 mijë të tjerëve, më parë gjatë janarit.

Kjo u pasua nga cikloni “Yasi”, i cilësuar si stuhia më e keqe ndonjëherë, që goditi Kuinslendin dhe Viktorian disa ditë më parë, duke shkaktuar një të vdekur dhe dëme të reja masive.

Aktualisht, një zonë e gjerë përreth qytetit të Perthit, në perëndimin e vendit, ndodhet në flakë dhe forcat e sigurisë po përpiqen me vështirësi që të mbajnë tërbimin e zjarrit.

Top Channel