Koretë rinisin bisedimet

08/02/2011 03:40

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut do të nisin në nivelin ushtarak ditën e martë bisedimet e ndërprera pas tensioneve të vitit të shkuar.

Lajmi njoftohet nga Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ku saktësohet se do të diskutohet me ekspertë ushtarakë të Veriut në fshatin Panmunjom.

Bisedimet synojnë të ulin tensionet dhe gjuhën e ashpër të përdorur nga udhëheqësit ushtarakë të të dyja vendeve.

Seuli deklaroi se do t’i kërkojë Penianit të marrë përgjegjësinë për sulmet dhe provokimet e vitit të kaluar si dhe të zotohet për të mos ndërmarrë më provokime ushtarake nga Koresë së Jugut.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u acaruan mjaft pas sulmit ndaj anijes së koreano-jugore në muajin mars të vitit të kaluar ku gjetën vdekjen 46 marinarë, sulm të cilin vendi komunist vazhdon ta mohojë. Pas këtij sulmi u regjistruan një sërë incidentesh të tjera mes dy vendeve, që kulmuan me sulmin me raketa në një ishull koreano-jugor ku gjetën vdekjen 4 persona.

Top Channel