Hetimet për Assange, të parregullta

08/02/2011 14:50

Suedia nuk ka ndjekur procedurat e zakonshme hetimore në rastin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, deklaroi një dëshmitar gjatë seancës dëgjimore të një Gjykate në Britani.

Sven-Erik Alhem, një ish-prokuror suedez, deklaroi nën betim gjatë drekës se mbeti i befasuar nga mënyra se si u ndërtua akuza, pasi asnjëherë nuk u kontaktua Assange për t’a pyetur për versionin e tij të ngjarjeve.

Julian Assange kërkohet nga Suedia për akuzën e përdhunimit, por një Gjykata e Shkallës së Parë në Londër refuzoi ekstradimin, me argumentimin se nuk kishte prova të mjaftueshme. Pala suedeze dërgoi çështjen në apel.

Besohet se pas kërkesës për ekstradim fshihet një sulm politik dhe ekziston frika se nëse ai do t’i dorëzohet drejtësisë së vendit skandinav, 39-vjeçari mund t’i dorëzohet drejtësisë amerikane, për t’u përballur me akuzat shumë më të rënda të spiunazhit.

Top Channel